PD: Tenderat sekretë, qeveria po përdor ligjin për të fshehur abuzimet
Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti në një lidhje ‘skype’ për Fax News foli në lidhje me tenderat sekret që janë zhvilluar nga qeveria në këtë periudhë për menaxhimin e situatës së COVID-19.
Teliti theksoi se qeveria ka përdorur nenin 6 të ligjit të prokurorimit publik i cili i referohet tenderave sekret, për të fshehur abuzimin e madh që po kryhet me fondet publike me lekë të taksa paguesve shqiptar.
Po ashtu Teliti tha se po përdoret një bazë ligjore e papranueshme, pasi për tenderat sekret, publikohen dy informacione kush është objekti i kontratës dhe njëkohësisht vetëm emri i fituesve dhe sipas tij nuk ka asnjë informacion mbi kriteret që janë përdorur për procedurën e prokurorimit, as se sa ka qenë fondi i prokurorimit publik dhe as sa është vlera e këtij tenderi.
“Nuk i quan PD tendera sekret, i ka quajtur qeveria. Qeveria ka përdorur për hartimin e këtyre kontratave dhe dhënien e tyre ndaj subjekteve fituese, ka përdorur nenin 6 të ligjit të prokurorimit publik i cili i referohet tenderave sekret.
Tani më thoni ju mua, tenderi për letrat higjenike është tender që cënon sigurinë kombëtare apo është interes thelbësor i shtetit shqiptar? Asnjëra as tjetra!
Ajo që ka ndodhur është se qeveria shqiptare ka përdorur shtetin shqiptar duke ju referuar nenit 6 të ligjit të prokurorimit publik i cili i referohet tenderave sekret për të fshehur abuzimin e madh që po kryhet me fondet publike me lekë të taksa paguesve shqiptar.
Për tenderat sekret, publikohen dy informacione kush është objekti i kontratës dhe njëkohësisht vetëm emri i fituesve, as më pak as më shumë. Nuk ka asnjë kriter që është përdorur për procedurën e prokurorimit, as se sa ka qenë fondi i prokurorimit publik dhe as sa është vlera e këtij tenderi.
Asnjë informacion ne nuk e kemi, pse se qeveria shqiptare ka përdorur neni 6 të prokurorimit publik. Në kohë pandemia paskemi sekret dhe blerjen e letrave higjenike? Prandaj ne kemi bërë denoncimin që pozitë për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptare.
Po përdoret një bazë ligjore e paparanueshme. Abuzimi me tenderat publik, levizin në marshin nga dy në katër herë më të larta se çmimi normal i tregut. Paratë duhet të shkojnë tek shqiptarët dhe të menaxhohen me efikasitet. Për të mos dhënë llogari për këto abuzime, qeveria ka vendosur që të përdorë procedurën e tenderave sekret.”- tha Teliti.