PD: Thellohet skandali i vjedhjes me tenderat sekretë. Edi Rama duhet t’u kthejë shqiptarëve paratë që po u vidhen

Partia Demokratike ka denocnuar sot një tjeter skandal të qeverisë së Edi Ramës. Sipas PD-së, qeveria ka blerë teste me një çmim 4 herë më të shtrenjtë se çmimi i tregut.

Ne nje deklarate per mediat, ish-deputeti i PD-se, Enkelejd Alibeaj, theksoi se “pas blerjes së maskave me dyfishin e çmimit të tregut, qeveria ka blerë kite për testimin e qytetarëve me 4-fishin e çmimit të tregut. Edhe kjo me kontratë të shpallur sekrete”.

“Të dhënat e siguruara faktojnë se kitet për testimin e një personi vijnë në Shqipëri me çmimin e tregut 21 mijë lekë të vjetra, ndërsa Qeveria vetëm pak orë më vonë, i blen ato me 85 mijë lekë të vjetra”, deklaron Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

DEKLARATË E PLOTE

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy ditë më parë, ne denoncuam
një nga aferat më të mëdha të qeverisë në kohën e pandemisë. Mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse janë blerë nga qeveria me dy apo trefishin e çmimit që qytetarët mund ta blejnë në farmaci.

Nga qeveria nuk ka akoma asnjë shpjegim për këtë vjedhje monstruoze. Nuk ka shpjegim pse bleu një maskë 8 mijë lekë, kur secili prej nesh mund ta blejë me 4 mijë lekë.

Deri tani, nga qeveria nuk ka transparencë. Ka vetëm një vendim, i cili klasifikon ketë vjedhje si sekret qeveritar.

Duke i shpallur sekret, qeveria nuk i lejon shqiptarët të dinë sa dhe si janë blerë mjetet mbrojtëse spitalore. Nuk lejon që qytetarët të shohin vetë sesi ka abuzuar qeveria në këtë kohë kritike për të gjithë.

Pas blerjes së maskave me dyfishin e çmimit të tregut, qeveria ka blerë kite për testimin e qytetarëve me 4 fishin e çmimit të tregut. Edhe kjo me kontratë të shpallur sekrete.

Të dhënat e siguruara faktojnë se kitet për testimin e një personi vijnë në Shqipëri me çmimin e tregut 21 mijë lekë të vjetra, ndërsa Qeveria vetëm pak orë më vonë, i blen ato me 85 mijë lekë të vjetra.

Po, po, 4 fish më shtrenjtë! Nga 21 mijë lekë që e kanë çmimin maksimal në treg, qeveria blen 85 mijë lekë një kit testimi. Pra, tenderi sekret është përdorur për të blerë këto pajisje mjekësore me çmim 4 herë më të lartë.

Të blesh 4 herë më shtrenjtë një testim, do të thotë 4 persona më pak të testuar.

Ky është krim! Dhe kur krimin përpiqesh ta fshehësh me kontrata sekrete apo me mungesë transparence, ai bëhet edhe më i rëndë, sepse provon që është bërë me vetëdije për të vjedhur.

Abuzime kaq të mëdha me taksat e shqiptarëve provojnë edhe një herë se Edi Rama ka para në buxhet, por këto para i ka për t’i vjedhur, i ka për t’i ndarë me klientët e tij të preferuar.

Në vend që të sulmojë opozitën, Edi Rama duhet urgjentisht të bëjë 2 gjëra për të zhbërë vjedhjen.
1. Të publikojë kontratat sekrete dhe
2. T’i anullojë çmimet e tyre skandaloze!

Shqiptarët nuk kanë pse të paguajnë një testim me 4fishin e çmimit të tregut. Edi Rama e ka për detyrë t’u kthejë shqiptarëve paratë që po u vidhen.

Me këto para të vjedhura, mund të blihen shumë më shumë kite për të testuar qytetarët që dalja nga kriza mund të bëhet më e lehtë dhe më e shpejtë!

Te lidhura

Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen bashkë, ja çfarë i bashkoi dy këngëtaret shqiptare armike me njëra-tjetrën

Vuan nga probleme me zemrën dhe sëmundje kronike e mushkërive, vajza 1-vjeçare i befason të gjithë, fiton betejën me COVID-19

“Rita kaloi periudhë më të vështirë, zvarritej në dysheme për të…”- Tom Hanks flet betejën me COVID-19 në spital: Kisha dhimbje të mëdha trupi e lodhje

“Do martohesha këtë vit por s’më eci,”- Koronavirusi i prish planet Flor Mumajesit. Kush ia ka rrëmbyer zemrën?

Së shpejti do të bëhet baba, këngëtari shqiptar merr vendimin për t’u larguar nga muzika

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?