PD, thirrje Edi Ramës: Larg duart nga Shkodra
Dega e PD-së në Shkodër ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të përballet me protesta nëse vendosë të mbledhë Këshillin Bashkiak të dalë nga votimet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, dega e PS në këtë qytet deklaron se qytetarët nuk do të pranojnë që të drejtohen nga pakica.
Reagimi i PD vjen pas njoftimit të Prefektit të Shkodrës për të mbledhur ditën e hënë anëtarët e Këshillit Bashkiak. Sipas PS, në këtë mbledhje pritet të zgjidhet dhe një kryetar bashkie i përkohëshëm, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit.
“I bëjmë thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë socialiste. E njëjta thirrje i adresohet çdo drejtuesi tjetër rajonal ku shpura e të bojkotuarve do të kërkojë të fshihet për të kryer një akt të paaprovuar! Thirrja dhe akuza kryesore i drejtohet Edi Ramës: Larg duart nga Shkodra dhe mos e shndërro kryeqendrën e Gegnisë në një fushëbetejë të parë të përplasjes së reparteve tuaja paramilitare me qytetarët e lirë!”,- thuhet në njoftimin e PD-së, dega Shkodër.
REAGIM I PARTISE DEMOKRATIKE DEGA SHKODER
“Përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga elektorati i Shkodrës.
Çdo përpjekje për të injoruar me arrogance mesazhin e shumicës së qytetarëve të Bashkisë Shkodër, përmes thirrjeve te paligjshme për mbledhjen e institucioneve moniste të demaskuara tanimë botërisht i konsiderojmë një provokim ndaj rendit normal të punëve në komunitetin tonë dhe përsëritje e veprimeve dhunuese, që kasta puniste e ushtarakëve të përdorur të Tiranës kërkon t’i rinovojë 30 vite pas përmbysjes së regjimit të etërve. .
I bëjmë thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë socialiste. E njëjta thirrje i adresohet çdo drejtuesi tjetër rajonal ku shpura e të bojkotuarve do të kërkojë të fshihet për të kryer një akt të paaprovuar! Thirrja dhe akuza kryesore i drejtohet Edi Ramës: Larg duart nga Shkodra dhe mos e shndërro kryeqendrën e Gegnisë në një fushëbetejë të parë të përplasjes së reparteve tuaja paramilitare me qytetarët e lirë!
Ju duhet t’i kërkoni falje dhe të tërhiqeni nga Shkodra në pritje të garës së ndershme dhe jo të vijoni aksionin uzurpues ndaj saj! Qytetarëve të Shkodrës i bëjmë thirrje që ditën e hënë të bashkohen me anëtarët e Këshillit Legjitim Bashkiak, deputetë dhe kryesinë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të autonomisë vendore, të drejtave pluraliste dhe demokratike që shoqëtia shkodrane ka promovuar në histori”.
KOHA JONË SONDAZH

