PD, thirrje qytetarëve: Dilni për të votuar dhe për të vendosur

Zëdhënësja e Fushatës së PD, Floriana Garo në një deklaratë për mediat, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar. “Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur.
Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë”,- shprehet Garo në një dalje nga selia e PD.

DEKLARATË E PD, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS , FLORIANA GAEO

Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar.
Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme.

Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur.
Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë.

Është koha jonë të dalim dhe të votojmë. Të gjithë e shohim entiziazmin anembanë Shqipërisë.

Dilni dhe votoni – për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tonë!

Lexoni edhe….

SHKARKO APP