PD: Tri ditë aktivitete

Në emër të 25-së vite demokraci, me iniciativën e PD-së, do të mbahen ekspozitë, diskutime, debate, konkurse dhe dëshmi për këtë ngjarje kulmore, që solli në rrugën e Shqipërisë lirinë e dëshiruar, drejt Europës. Nëpërmjet një deklarate për shtyp PD-ja ka njoftuar se përgjatë 3 ditëve, me iniciativën e saj dhe të Fondacionit për Liri dhe Demokraci do të organizohen takime me protagonistë, ekspozita dhe diskutime për të sjellë në vëmendje 25-së vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Aktivitet e programuara do të jenë:

Më 17 shkurt, në sallën Liria të kinoklubit në Qytet Studenti do të organizohet një aktivitet për 25 Vjetorin e Grevës së Urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës. Disa prej protagonistëve të grevës, ish-studentë, do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në lidhje me eksperiencën e tyre të atyre ditëve të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 19 Shkurt, Fondacioni për Liri dhe Demokraci në bashkëpunim me fondacionin Hanns Seidel, do të nxisë diskutime të zgjedhura nga intelektualë e protagonist të kohës, mbi rëndësinë e 20 Shkurtit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të rinjtë e sotëm do të përfshihen përmes konkursit të eseve, “Vendim im, angazhohem”.

Ky aktivitet quhet “Politika simbolike: Një dialog për qytetarin dhe demokracinë”, me pjesmarrës, emra të spikatur të debatit publik, si Artan Fuga, Agron Gjekmarkaj, Edmond Tupe, Flutura Açka, Fitim Zekthi, Alfred Lela.

Do të ketë tre panele me temat; 1-Dekomunistizimi dhe 20 shkurti 1991, një qasje kritike; 2-Komunikimi politik sot ose kufiri mes simbolikës dhe propagandës në politikë; 3-Instrumentet në shërbim të simbolikes: Kush, kur, sa.

Me 20 Shkurt që përkon me 25 Vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha do të organizohet një ekspozitë në Muzeun Historik ku do të shfaqet një instalacion që do të qëndrojë hapur për disa ditë, dhe po ashtu do të mbahen edhe fjalë, diskutime, debate dhe dëshmi për këtë ngjarje kulmore në rrugën e Shqipërisë drejt lirisë, drejt Europës.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?