PD udhëzon strukturat për propagandën e qeverisë

Partia Demokratike i dërgon strukturave kryesore si ish-grupit parlamentar, këshillit kombëtar, kryesisë dhe gjithë organeve të tjera në çdo nivel, një udhëzim për propagandën e qeverisë. Dokumenti është shpërndarë në datën 23 gusht, ndërsa në të thuhet se nga data 20 shkurt kur PD-ja ka djegur mandatet, investimi më i madh i qeverisë është propaganda dhe tentativa për të përçarë opozitën.

Për këtë qëllim, në dokument, PD-ja thotë se kryeministri Edi Rama, ka blerë mediet kryesore në vend duke përdor paratë e korrupsionit dhe krimit. Selia blu, përmend me emra mediet, por dhe gazetarët të cilat sipas saj ndihmojnë qeverinë në propagandë.

Në letër thuhet se propaganda e qeverisë ka dy qëllime: “Të frenojë rritjen e besimit tek opozita dhe Partia Demokratike. Të shfokusojë vëmendjen nga skandalet qeveritare”. Partia Demokratike, ju bën me dije strukturave edhe faktin që sipas saj Rama, ka blerë dhe po përdor edhe ish funksionarë të selisë blu. “Për t’ia arritur këtij qëllimi, Edi Rama u investua fuqishëm në blerjen e deputetëve të PD-së dhe opozitës, kandidatëve në listat vijuese për deputetë dhe, bashkë me disa prej tyre, vendosi të përdorë hapur kundër PD-së disa ish-funksionarë të PD-së,që shpërdoruan besimin e demokratëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?