PD: Varrezat e Durrësit me konçension, fitues kryetari i PS

Partia Demokratike ka denoncuar dhënien me konçension të shërbimit funeral në qytetin e Durrësit.

Në një dalje për mediat Kryetari i PD për degën e Durrësit Ferdinand Xhaferraj, tha ndër të tjera se vlera e konçensionit është 376 milionë lekë të vjetra dhe se sipas burimeve të tij, fituesi i konçensionit është kryetari i Partisë Socialiste të Durrësit, Luan Xaxa.

“Përpara dy ditësh ka ndodhur e paimagjinueshmja. Këshilli bashkiak i qytetit të Durrësit është mbledhur dhe ka vendosur të japë me knçension shërbimin funeral, të privatizojnë, të japin me konçension varrezat. Vendimi është shumë tinëzar për mënyrën si është hartuar, sepse që në kokë relacioni i referohet një vendimi të vjetër të vitit 2019, për 88 milionë lekë të vjetra, por në të vërtetë ajo që jepët me konçension janë 376 milionë, afro 400 milionë lekë të vjetra. Një grabitje e pastër, një taksë e re që u shtohet qytetarëve të ktij qyteti. Nga të gjitha informacionet që kam brenda bashkisë, këtë konçension e fiton kryetari i PS-së, së Durrësit zoti Luan Xaxa”, u shpreh Xhaferraj.

SHKARKO APP