PD: Vendi digjet, Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime private. Krim që duhet ndëshkuar

Akuza e PD-së në këtë situatë të zjarreve në vend, është që kryeministri Edi Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime private. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se ky është një krim që duhet hetuar dhe ndëshkuar. ”Një shpërdorim i tillë i burimeve shtetërore, gjatë një emergjence që po kushton jetë dhe po dëmton pasurinë natyrore të vendit, nuk mund të jetë thjesht skandali i radhës, por duhet të trajtohet nga drejtësia si një krim për t’u hetuar dhe ndëshkuar”,-shkruan Bardhi në facebook.

Postimi i plotë

Të përdorësh helikopterin e ushtrisë për udhëtime private, ndërsa vendi digjet dhe mjetet për shuarjen e flakëve janë krejtësisht të pamjaftueshme është e turpshme, e papërgjegjshme dhe e pafalshme!

Shqiptarët e kanë të qartë se janë braktisur nga ky regjim që punon vetëm për veten dhe klientët e tij.

Një shpërdorim i tillë i burimeve shtetërore, gjatë një emergjence që po kushton jetë dhe po dëmton pasurinë natyrore të vendit, nuk mund të jetë thjesht skandali i radhës, por duhet të trajtohet nga drejtësia si një krim për t’u hetuar dhe ndëshkuar!

SHKARKO APP