PD: Vota pro për reformën, jo si çështje politike

Komisioni i Reformës në Drejtësi ka miratuar në unanimitet draftin e reformës në drejtësi.

Edhe PD ka votuar pro amendamenteve kushtetues, por deputeti Eduard Halimi tha se vota pro nuk duhet të interpretohet si votë për çështjet politike.

Vota jonë pro fillimit të procesit të amendameteve nuk duhet të intepretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët nuk i kanë marrë në trajtim. Ne përsërisim thirrjen tonë drejtuar maxhorancës që çështjet politike të fillojnë të negociohen sa më parë,” tha Halimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prononcim i plotë për mediat i deputetit Eduard Halimi:

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot përfunduam procesin e diskutimeve të draftit të sjellë nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, të draftit të rishikuar të datës 4 maj. Opozita në këtë komision pas qëndrimit të shprehur qartë edhe ditën e djeshme, qëndrim i cili u bë edhe gjatë ditës së sotme në komision, votoi pro fillimit të diskutimit të amendamenteve nen për nen, amendamente të cilat do të fillojnë diskutimin nga dita e nesërme dhe në ditët në vijim.

Vota jonë pro fillimit të procesit të amendamenteve, të diskutimeve nen për nen të amendamenteve Kushtetuese, nuk duhet të interpretohet, ashtu siç dhe u ra dakord në mbledhje, nuk duhet të interpretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët e misionit të EURALIUS dhe OPDAT nuk i kanë marrë në trajtim.

Çështje të cilat, siç edhe opinioni publik dhe opinioni ndërkombëtar i di, janë çështje që kanë të bëjnë me institucione të reja Kushtetuese dhe me emërimet e këtyre institucioneve apo me ndërprerjen e mandateve kushtetuese, janë çështje politike për të cilat qoftë ekspertiza ndërkombëtare, qoftë Komisioni i Venecias pothuajse në të gjitha paragrafët e tij, ia adreson politikës.

Ndaj ne sot përsëritëm thirrjen tonë drejtuar mazhorancës që çështjet politike të fillojnë dhe të negociohen sa më shpejt në mënyrë që votimi në tërësi së bashku me të gjitha ligjet që do të shoqërojnë amendamentet kushtetuese të merret dhe të miratohet pa vonesë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=BVDatHsVBj4&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?