”PD vuan krizën e lidershipit”, Ristani: Vendimi për Berishën është antistatutor

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, thotë se sot PD-ja vuan për lidership. Për të Lulzim Basha ka sjellë vetëm humbje. Ndërsa për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, thotë se është antistatutor.

”PD vuan krizën e lidershipit. PD ka pasur një lider që e ka çuar nga humbja në humbje, duke i lënë demokratët për 12 vjet në opozitë, duke krijuar dhe premisat për një opozitë të shtuar dhe pas 12 vitesh.

Do i referohesha disa ish-presidentëve të Shqipërisë, Presidentit Topi, i cili ka thënë se Basha është një politikan pa karakter, apo si Nishani i cili e konsideron se një skuth, apo Meta, i cili thotë se ai të gënjen edhe për orën. Për të kaluar më pas me të gjithë kritikët e Bashës, të cilët janë larguar nga partia por që vazhdojnë të artikulojnë të njëjtën gjë për Bashën.

Vendimi për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, e quaj tentativë sepse është një vendim antistatutor, nuk sjell pasoja. Për më tepër që përkatësia në një grup parlamentar është e drejt e deputetit. Mënyra sesi u mor ishte tipike e Bashës, natën, pas shpine. Kjo tregon sërish mungesën e lidershipit”,-tha për ”Ora News”.

SHKARKO APP