PD zyrtare ende pa vendim për 14 Majin, Alibeaj: Nesër mbledhim Kolegjin e Kryetarëve, pastaj vendosim

Nuk ka vendim të unifikuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, sesi partia më e madhe opozitare në vend do të jetë në zgjedhjet lokale. Kryetari i Komanduar i PD-së, Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi thanë se vendimi do të merret nesër.

“Nesër do të mblidhen forumet e tjera të Partisë Demokratike nuk mund të them se çfarë do të ndodhë. Patjetër do të kem edhe qëndrim. Pas vendimit do të ketë edhe qëndrim timin”, tha Bardhi.

“Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Çështja e zgjedhjeve është përgjegjësi e madhe dhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Do të sjellin edhe ata atë që është nevoja dhe interesi. Derisa të zyrtarizohen duroni”, tha Alibeaj.

Dera e bashkimit me dyshen Alibeaj-Basha për 14 Majin apo edhe për bashkimin e PD-së, u mbyll përfundimisht nga Sali Berisha këtë të premte, ndaj të cilëve nuk i kurseu akuzat se janë të përfshirë në krim me Kryeministrin Rama.

“Alibasha, i lidhur në krim me Edi Ramën, bashkë me Lul Bravën, po zbatojnë rigorozisht urdhrat e tyre. Nëse më pyet nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton. PD ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marrë peng nga Edi Rama për lidhjet me krimet, për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë”,-tha Berisha.

SHKARKO APP