PDIU ankimon vendimin e KQZ-së për numëruesit
Politikë E Martë, 6 Prill 2021 08:19
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ka ankimuar pranë Kolegjit Zgjedhor vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i hequr kësaj partie të drejtën për të pasur numërues në këto zgjedhje.
Sipas PDIU-së ky vendim është shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor.
“Partitë me më shumë se 2 mandate propozojnë numërues”, tha përfaqësuesi i PDIU-së.