PDIU bashkohet me PS në zgjedhjet lokale

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit nuk do të jetë më pjesë e opozitës, por do të garojë në një koalicion me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Burime pranë mazhorances bëjnë të ditur se marrëveshja me partinë që mbron interesat e komunitetit çam është drejt mbylljes dhe pritet që forca e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, të marrë bashkinë e Konispolit dhe Peqinit. Kjo shënon edhe fundin e marrëveshjes se PDIU me të djathtën dhe që nuk vjen e papritur, pasi 5 deputetet e kësaj partie në korrikun e vitit të kaluar, bashkuan votat me qeverinë për të miratuar hartën e re territoriale. Çështja e marrëveshjes me PDIU, por edhe me LSI është diskutuar edhe në mbledhjen që kryeministri ka zhvilluar me deputetet e qarqeve Korçë dhe Elbasan në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet lokale. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?