PDIU dënon me ashpërsi dhunimin e djalit 16-vjeçar të kreut PDIU Delvinë

 

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon me ashpërsi ngjarjen e shëmtuar që ndodhi para pak minutash në Delvinë, ku një i afërm i kandidatit të Partisë Demokratike dhunoi djalin 16-vjeçar të kryetarit të PDIU-së në këtë qytet.

PDIU i bën thirrje prokurorisë të kryejë veprimet e domosdoshme dhe të vendosi sa më shpejtë para drejtësisë autorin e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike që të tërheqë sa më shpejtë elementët e rrezikshëm nga procesi zgjedhor dhe të ruajë qetësinë për të zhvilluar zgjedhje siç i kanë hije qytetarëve tanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kandidati i PD-së në Delvinë, Dhurim Alinani, nuk duhet të harrojë se ka fituar dy mandate rresht postin e kryetarit të bashkisë, vetëm dhe vetëm në sajë të mbështetjes së PDIU-së. Humbja e sigurtë në zgjedhjet e 21 qershorit nuk përligj këto akte të shëmtuara. Z. Alinani do të përballet me ndëshkimin e qytetarëve më 21 qershor, por edhe me drejtësinë.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të ruajnë qetësinë dhe të shprehin me votë përbuzjen për akte të tilla dhune.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?