PDIU kërcënon: Do bllokojmë varrrezat e ushtarëve grekë

Deputeti i PDIU-së Shpëtim Idrizi deklaron se do të ndërmarrë të gjithë hapat për moslejimin e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri nëse nuk do të ngrihen varrezat për shqiptarët e masakruar në Çamëri.

Deklarata u bë në Kuvend ku Idrizi tha se ministri I Jashtëm Bushati nuk diskutoi çështjen came në mënyrë direkte në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm të Greqisë

Shpëtim Idrizi: “Më ka bërë përshtypje mos hapja e çështjes came në mënyrë direkte bnë konferencën e shtypit me minsitrin e jashtëm të Gerqisë. Detyrim që buron nga rezoluta e parlemntit por dhe nga një rezolutë që PS e propozoi madje kryeministri do vinte një herë në 6 muaj të raportonte për çështjen came. Ne kemi kërkuar bashkë me shoqatën Çamëria të ngrihen varrezat për shqiptarët e Çamërisë të vrarë e të masakruar në Greqi nga bandat e Napolon Zerbës. Në Igumenicë ndodhet një përmendore e Napolon Zerbës dhe në këto kushte nëse nuk ngrihen varrezat e shqiptarëve të  Çamërisë të masakruar atje do të marrim të gjithë hapat për moslejimin e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri së bashku me shoqërinë civile dhe hapat ligjorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?