PDIU, Muhedini: Zgjidhja e çështjes çame është në nderin e BE-së, edhe pse turpi gjendet brenda saj
Deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Tahir Muhedini është i mendimit se trajtimi i çështjes çame është në nderin e vetë Unionit Europian, pavarësisht se turpi i atyre që e shkaktuan atë është brenda kësaj strukture.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Muhedini shprehet se forca politike që ai përfaqëson do të bëjë gjithçka deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame.
“Nisur nga ngjarjet e fundit, në veçanti nga deklarata e komisionerit Hann, bindesh se trajtimi i Çështjes Çame është në nderin e Unionit Europian, pavarësisht se turpi i atyre që e bënë është brenda Unionit Europian. Ne si çamë, si shqiptarë, i përkasim familjes europiane. Do bëjmë gjithçka sipas standarteve dhe konventave europiane, të fitojmë liritë të drejtat tona, deri në zgjidhjen përfundimtare të Çështjes Çame!”- shkruan Muhedini.
KOHA JONË SONDAZH

