PDIU në zgjedhje me PS? Shpëtim Idrizi tregon pse votoi kundër shkarkimit të kryetares Nikolla

Në Parlament, Partia Socialiste në votimet e fundit për projektligjet ka pasur edhe vota mbështetëse nga PDIU-ja, e cila është në opozitë. Shpëtim Idrizi, teksa flet për këtë pozicionim me PS-në dhe sesi do të jetë PDIU-ja në zgjedhjet lokale të 14 majit, sqaron edhe votën e tij kundër shkarkimit të Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, kërkuar nga të dyja grupet e PD-së, por që u rrëzua me 78 vota.

“Së pari ne jemi sovran në vendimmarrjet tona. Votojmë në bazë të bindjes tonë dhe interesit publik. Disa ligje i kemi votuar disa jo, me koshiencë kam votuar ligjin për heqjen e taksimit të dyfishtë. Për ligje të tilla, që kanë të bëjnë me ekonominë, jo vetëm ne por edhe opozitarë të tjerë, kanë votuar.

Për kryetaren e Parlamentit ka qenë një votim i fshehtë, por unë vetë kam votuar kundër shkarkimit, për disa arsye. Ndonjëri që mori iniciatiavën nuk na kontaktoi për të na thënë arsyet apo mbështetjen tonë. Nuk mendoj se goditja e znj.Nikolla do të fitonte ndonjë gjë të madhe në këtë betejë politike. Po hyjmë në këto zgjedhje me të njëjtat problematika.

PDIU-ja garon për këshillat bashkiak. Kush është oferta, e kandidatit për kryetar të bashkisë, pikërisht ato që citova. Pra vizioni që ata kanë për Tiranën. Deri më sot nuk parë ndonjë ofertë, as nga kreu i Bashkisë as nga kandidati i opozitës”,-tha në “AbcNews”.

SHKARKO APP