PDIU pr/ligj për statusin e naftëtarit për rishikimin e situatës financiare

PDIU ka dorëzuar në parlamentit një pr/ligj për statusin e naftëtarit që parashikon rishikimin e situatës financiare të kësaj kategorie. Deputeti Omer Mano tha se prej 25 vitesh asnjë qeveri nuk ka bërë asgjë për naftëtarët.

“Ne deputetët e Fierit, Beratit dhe Vlorës kemi me vete votat e të gjithë naftëtarëve të cilët sot më shumë se kurrë kanë nevojë më shumë se kurrë. Ne sot duhet ti japim jetë kësaj nisme e cila parashikon një shpërblim me pension të drejtë për të gjithë këta naftëtarë që kanë punuar në sektorin e naftës.

Një pagesë të përkohshme për personat që kanë punuar dhe kanë ngelur të papunë deri në daljen e tyre në pension. Trajtim shëndetësor falas për personat e prekur nga sëmundjet profesionale të industrisë së naftës. Hapjen e qendrave shëndetësore për trajtimin specifik të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatura financiare e këtij statusi është shumë e vogël krahasuar me atë çka në të vërtetë meritojnë naftëtarët. Fatura është e përballueshme nga shteti dhe shpresoj të kemi edhe mbështetjen e kryeministrit Rama dhe zotit Ahmetaj”- u shpreh Omer Mano.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?