PDIU, zyrtarisht në koalicionin qeverisës
PS- PDIU zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor për 21 qershorin. Menjëherë pas takimit me kreun e PDIU-se, kryeministrin Edi Rama deklaroi se u finalizua partneriteti PS- PDIU.
Rama kërkoi të nënvizojë se nuk ka ende emra kokretë njësish apo ndarje zonash mes partive.
Edi Rama: Sigurisht që diskutimi është përqëndruar në radhë të parë tek vija kryesore e këtij partneriteti politik, çka do të thotë se sëbashku me PDIU në do të jemi në bashkëqeverisje dhe natyrshëm kemi diskutar dhe është stacioni i zgjedhjeve të 21 qershorit do të dalim bashkë me 61 kandidatë të koalicionit qeverisës dhe më konkretisht do të shkëmbejmë opinionet dhe të vendosim për këto kanidatura me një vëmendje të vecantë ndaj opinionit të PDIU në disa qarqe ku edhe influence politike e kësaj partie është me e qënësishme sesa në qarqet e tjera, ku ne e konsiderojmë PDIU një partner shumë të rëndësishëm.
Nuk kemi emra konkret njësish sepse partneritetin do ta mbështesim në atë që të gjitha kandidatët të jenë të miratuar gjithë sëbashkë dhe në disa qarqe të kemi kontributin e drejtëpërdrejtë të PDIU.
Dua të sqaroj se ju raportoni se ju dhanë 15 bashki LSI, ndërkohë që ne nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë ndarje mes bashkive por do të bashkojmë të gjitha partitë e koalcionit tonë në mbështetje të çdo kandidati në njërën nga 61 bashkitë.’
Një ditë e ngjeshur sot për Partinë Socialiste. Kryetari Edi Rama do të nisë sot një takim me deputetët e qarkut të Tiranës për kanididimin e shumicës në Bashkinë e Tiranës.
Po ashtu kreu socialist, do të zhvillojë edhe negociata me partitë e tjera për zgjedhjet e 21 qershorit.
Shpetim Idrizi: “Të gjejmë pikat e bashkëpunimet që mbështeten ne dy pika, parimore dhe progaramore. Ndaj me Ramën pikat e programit të PDIU dhe e dyta po tentojmë të gjejmë mbështetjen më të mirë për të rritur përfaqësimin e PDIU. Këto janë parimet e PDIU që unë jam mandatuar, dhe këto parime na shtyjnë të vendosim që të bëjmë këtë bashkëpunim duke filluar që nga zgjedhjet e ardhshme vendore ”