PDK: Zgjidhja më e mirë, një qeveri e formuar nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë

Partia Demokratike e Kosovës tha se është e bindur që zgjidhja më e mirë është që ekzekutivi i ri i Kosovës të formohet nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

Përmes një komunikate për media, pas mbledhjes së kryesisë, PDK-ja tha se beson që dialogu dhe bashkëpunimi janë rruga e vetme për të dalë nga krizat politike dhe për të rikthyer normalitetin institucional.

“PDK angazhohet dhe është e bindur se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re, e përbërë nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë. Një qeveri që do të ndalte degradimin institucional, do ta nxirrte Kosovën nga izolimi ndërkombëtar dhe do të zbatonte politika zhvillimore për të gjithë qytetarët, pa dallim. Me një listë të dakorduar të prioriteteve shtetërore, të cilat do ta rikthenin Kosovën në rrugën e duhur të zhvillimit dhe të integrimit euroatlantik”, u tha në njoftimin e PDK-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar krijimin e një qeverie tranzitore deri në zgjedhjen e presidentit të ri, vitin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

PDK tha se çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës “meriton të dëgjohet dhe diskutohet”.

Sipas kësaj partie, që doli e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si institucion mbi partiak, mund të ndërmarrë hapat e nevojshëm që të thërrasë një takim me të gjitha subjektet politike parlamentare, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për bllokadën në formimin e institucioneve të reja shkruan ndër të tjera REL.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?