PD:Ulje taksash e rritje investimesh në Bashkine e Tiranes

 

Ka nisur mbledhja e Këshillit bashkiak të Tiranës, e fundit për vitin 2015 por edhe më e rëndësishmja për këtë vit. Kjo pasi sot pritet të miratojë buxhetin për vitin 2016 sëbashku me paketën fiskale.

Të djathtët propozojnë ulje taksash e rritje investimesh

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kundërshtive publike lidhur me këtë buxhet, Këshilltarët e Partisë Demokratike depozituan sot në Këshillin bashkiak të Tiranës dy propozime konkrete, së pari për uljen me 30% të taksave dhe eleminimin e tarifave të reja të shtuara dhe së dyti për projektet e investimit që mungojnë në buxhetin e Bashkisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas këshilltarëve demokratë, paketa fiskale e prezantuar nga Bashkia Tiranë ka një rritje të pashpjegueshme të taksave në nivele të papërballueshme nga bizneset, psh taksa e ndikimit në infrastrukturë nga 2-4% shkon në 4-8% të cmimit të shitjes, dhe taksa të reja si taksa mbi truallin, taksa e përkohshme për arsimin etj.

Për të gjitha këto taksa, të djathtët propozojnë uljen në nivelin 30% që lejon Ligji për Qeverisjen Vendore.Këshilltarët e djathtë thonë gjithashtu se   bashkia Tiranë ka prezantuar një sërë tarifash të reja të cilat ishin hequr.

“Ne gjykojmë që Bashkia Tiranë duhet të ofrojë shërbimet e saj pa tarifë për të gjithë ata që paguajnë rregullisht taksat. Ky shtim tarifash e rritje taksash është një barrë shtesë për qytetarët, bizneset e fermerët”.

Një propozim i dytë nga demokratët vjen dhe për projektet e investimeve.

“Buxheti aktual ka nivelin më të ulët të investimeve publike në 5 vitet e fundit. Për këtë arsye në porpozojmë projekte investimi të cilat janë të nevojshme për secilën prej njesive administrative të cilat kanë ardhur nga nevojat e qytetarëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?