PE debat për negociatat me Shqipërinë. Shembja e Teatrit, Calavera: Duhet ruajtur trashëgimia kulturore në vend

Bllokimi i negociatave të integrimit për Shqipërinë është temë diskutimi gjatë pasdites së sotme në Parlamentin Evropian.

Deputetët e Parlamentin Evropian u përfshinë në debat mbi fillimin ose jo të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.

Në diskutime shumica e deputetëve të Parlamentit Evropian janë shfaqur kritikë lidhur me vendimin për të mos çelur negociatat me Shqipërinë pa u përmbushur më parë 15 kushtet.

Eurodeputetja Genoveva Luiz Calavera, e cila njëherësh është edhe kryetare e ONM-së në Shqipëri, u ndal tek çështja e Teatrit Kombëtar, ku theksoi se është me rëndësi të ruhet trashëgimia kulturore.

Në diskutim e tij reporteri për Shqipërinë David Lega, vlerësoi qëndrimin e Presidentit Meta në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa shtoi se Shqipëria është në rrugën e çeljeve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, por ende priten rezultate konkrete për realizimin e reformave kyçe.

“Janë 15 kushte që Shqipëria duhet të plotësojë para vendimit për hapjen e negociatave me BE”, u shpreh zyrtari europian.

Ai u ndal edhe në domosdoshmërinë e ashpërsimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës.

SHKARKO APP