PE: Nuk ka negociata për Shqipërinë pa reformën në drejtësi

Parlamenti Europian ka publikuar vlerësimet e tij në lidhje me raportin e vitit të shkuar për Shqipërinë.

PE thekson se reforma në drejtësi është kushti themelor për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE.

PE i bën thirrje Komisionit të BE që të monitorojë me kujdes progresin e bërë në këtë reformë nga Shqipëria, raporton Ora News.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu në këtë raport theksohet se një rol të rëndësishëm në hapjen e negociatave do të luajë progresi i cili do të rregjistrohet në 5 prioritetet kyçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisionit i kërkohet të krijojë një strukturë monitorimi për të parë në paraktikë ecurinë në realizimin e reformave dhe në mënyrë të vecantë kërkohet që theksi të vendoset tek ndëshkueshmëria dhe dekriminalizimi.

Në rast vonese të konsensusit kjo vendimarrje do të realizohet pas zgjedhjeve parlamentare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?