PE, Shqipërisë: Dialog për reformën në drejtësi

Në Parlamentin Evropian është diskutuar  rezoluta e raportuesit Knut Finkenstain. Nga ana e tij, Komisioneri për Zgjerimin, Johahes Hahn e vuri theksin se reforma në drejtësi, duke theksuar se ajo do të jetë një zhvillim i rëndësishëm për Shqipërinë. Ai theksoi se palët politike duhet të dialogojnë midis tyre për të përmbushur 5 prioritetet për çeljen e negociatave për vendin, ku në krye qëndron pikërisht reforma në drejtësi. “Do të doja të falënderoj z. Falckeinstain në përpjekjen e tij për një raport të balancuar, ku jo vetëm pasqyrohet qartë progresi që ka bërë Shqipëria muajt e fundit, por edhe për sfidat që janë përpara për vendin. Veçanërisht, mirëpres vlerësimin që kjo rezolutë thekson për sistemin e drejtësisë, i cili jo vetëm do të ndihmojë në zbatimin e ligjit, por dhe profesionalizimin në këtë sektor, por edhe balancën e duhur në sisteme të ndryshme. Kjo rezolutë ka theksuar se partitë politike duhet të përfshihen në dialog konstruktiv dhe deçiziv. Kjo padyshim, është një zhvillim për interesin e qytetarëve. Implementimi i reformës në drejtësi është një arritje për të gjithë vendin dhe është shumë e vlefshme për të qenë subjekt i njërës apo tjetrës palë politike. Pres gjithashtu një dialog konstruktiv nga të dyja palët.

Faza e fundit është gjithmonë më e vështira për një proces gjithëpërfshirës. Gjatë vizitës së fundit, theksova faktin se duhet dialog për të çelur negociatat. Reforma në drejtësi përcaktohet në rezolutë”, -tha Johanes Hahn. Më tej, Komisioneri për negociatat e Zgjerimit, theksoi se Shqipëria duhet të dëshmojë precedentë në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

Shqipëria duhet të luftojë krimin dhe korrupsionin. Shqipëria duhet të dëshmojë se duhet të ketë precedentë pozitiv në lidhje me procedimet ndaj luftës ndaj korrupsionit, veçanërisht në nivelet e larta. Duhen më shumë rezultate për të çmontuar krimin e organizuar”, tha Hahn. Sipas tij, duhet të avancohet procesi kundër dekriminalizimit. “Procesi i ashtuquajtur i dekriminalizimit duhet të avancojë. Edhe nëpunësit civilë dhe ata të zgjedhur të jenë subjekt i këtij ligji. Duhen vënë sanksione kur është e nevojshme”, theksoi eurokomisioneri. Dhe në fund. një pikë tjetër e theksuar prej tij është përfundimi i reformës zgjedhore. Ku zyrtari i lartë i BE-së theksoi se duhet të miratohet legjislacioni përkatës sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-t.

Swiss Digital Desktop Reklama

DEKLARATA

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo rezolutë ka theksuar se partitë politike duhet të përfshihen në dialog konstruktiv dhe deçiziv. Kjo padyshim, është një zhvillim për interesin e qytetarëve. Implementimi i reformës në drejtësi është një arritje për të gjithë vendin dhe është shumë e vlefshme për të qenë subjekt i njërës apo tjetrës palë politike. Pres gjithashtu një dialog konstruktiv nga të dyja palët.

Faza e fundit është gjithmonë më e vështira për një proces gjithëpërfshirës”, tha eurokomisioneri Johanes Hahn.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?