PE ”shuplakë” Ramës, goditje dërmuese. Shqiptarët ta largojnë e ta ndëshkojnë

Nga: Kastriot Islami

Nuk ka ndodhur më parë, madje është hera e parë në këto 30 vjet që qeveria e një vendi anëtar të NATO-s dhe që prej 3 vjetësh pret të hapë negociatat me BE-në, të goditet kaq fuqimisht e kaq shpesh brënda një kohë të shkurtër. Goditjet e forta do të ishin të njëpasnjëshme dhe duke mos e lejuar të merret frymë. Do të fillonte Bundestagu gjerman, do të vijonte Parlamenti Europian dhe do ta çorodiste Komisioni i Jashtëm i PE-së dhe për më tepër të gjithë “goditjet” nuk ishin mesazhe për reflektim e përmirësim, por të bindur në konseguencën e tij drejt së KEQES, goditjet ishin fatale e dërmuese, ndërkohë që mesazhi I qartë për shqiptarët ishte: largojeni dhe ndëshkojeni duke e bërë shëmbull që nuk do të mund të përsëritet më.

Arroganti i dhjebosur goditjet e para turrullosëse do ti merrte nga Gjermania…nga Bild.. nga Bundestagu gjerman…duke fjetur mëndjense me paratë e pista për lobistët e këshilltarët e shumtë do të siguronte mbështetjen përtej oqeanit.

Frikacaku i bunkerit më tej do te merrte një shuplakë tronditëse nga PE dhe pas pak kohësh edhe një goditje “uppercut” nga Komisioni i Jashtëm i PE i drejtuar nga eurodeputeti gjerman dhe i mirënjohuri në Shqipëri McAllister.

Mashtruesi i rëndomtë, këtë rradhë si asnjë herë tjetër më parë, i është përplasur e vërteta në fytyrë, pasi ishte spërdredhur e mburrur me raportin e “sheqerosur” të Mogherinit si “djali më i mirë në Europë”, duke gënjyer shqiptarët me “mashtrimin e ndyre për ti futur në Europë dhe duke shtërnguar fort gurin në trastë…”.

Perversi i droguari është goditur pa mëshirë kur po shikontë ëndrra me sy hapur sikur do të fitonte një mandat të tretë, krejtësisht të pamerituar, të cilin mendonte ta arrinte duke vënë edhe një herë në veprim narkoshtetin, hajdutët e votave dhe  kriminelët kërcënues të votuesve.

Kryetari i narkoshtetit do të merrte goditjen fatale nga Komisioni i Jashtëm i PE duke i shkatërruar kështu ëndrrën gadafiane të qëndrimit pafundësisht në krye të vendit duke përdorur oligarkët e korruptuar dhe “shokët” e tij të inkriminuar, por edhe duke pëdorur paratë e pista të drogës për të komprometuar zyrtarë të lartë në Bruksel apo blerë heshtjen e ndonjë ambasadori në Tiranë.

Armikut të integrimit këtë rradhë iu e bë e qartë publikisht se “s’ka hapje të negociatave me kryeministër-kryeoligark…” duke i sygjeruar ndërkohë shqiptarëve që “të heqin kryehajdutin nga pushteti për tu futur në Europë…”

“Miku” i oligarkëve u godit në zemër se të gjithë kancelaritë  europiane zotëronin informacionet  se rregjimi i tij i rrezishëm është ngritur e mbështetet mbi hajdutërinë e pronës e vjedhjen e parave publike, në lidhjet e ngushta me kriminelët e trafikantët dhe shndërrimin e vendit në lavatricen më të madhe në Europë për pastrimin e parave të pista.

Nxitësi i emigrimit masiv nuk do të mund të tolerohej më nga Europa se sjelljet e tij arrogante për nënshtrimin e një pjesë të shqiptarëve përmes varfërimit dhe përdorimit të policisë dhe për detyrimin e një pjesë tjetër të shqiptarëve që të emigronin masivisht, arritën kulmin dhe nuk mundet më të toleroheshin.

Gënjeshtari tinzar u kthye për Europën në simbolin e hileqarit që mburrej për suksesin e reformave dhe vepronte ndryshe duke vendosur nën kontroll të gjithë institucionet e vëndit, dhe përmes diplomacisë korruptive bllokonte informimin e PE e KE duke mundur të siguronte “raporte të sheqeresura” për të gjithë dështimet e tij.

Antishqiptari me atlete do të merrte mesazhin të qarta e të forta edhe për veprimet e tij djallëzore për të hedhur në erë pavarësinë e Kosovës, duke tronditur stabilitetin e sigurinë e rajonit dhe duke i ngulur thikën pas shpine Gjermanisë.

“Diktatorin” me brekushe e goditën fort për ti dhënë mundësi të largohet butësisht nga drejtimi i narkoshtetit sepse ndjejnë që shqiptarët e revoltuar i kanë ofruar fatin e Gadafit ose të Sadamit , jo vetëm për gjithcka ka bërë deri më sot por mbi te gjitha për cfarë po përgatit të bëjë në ditët e ardhshme për të mbajtur me cdo kusht e mjet pushtetin e tij të korruptuar e të inkriminuar.

Hajduti i votave u godit në “zemër” për vjedhjen e votave në Dibër (dosja 184) dhe në Shijak (dosja 334) duke kërkuar ndërkohë jo vetëm nisjen e hetimeve por edhe përballjen me drejtësinë e tij dhe të të gjithë autorëve e aktorëve të aferave të lidhura me blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve.

“Shoku” i ngushtë i kriminelëve mori mesazhin e qartë se shumë shpejt do të hapen letrat për reformën në drejtësi për të hetuar të gjithë këtë proces duke kërkuar zbulimin e të gjihë veprimeve makiavelike pët të vënë nën kontroll gjyqsorin e reformuar apo lënë vendin pa GJK e GJL me synimin për ti vënë edhe ato nën kontroll.

Armiku i medias dhe internetit u stigmatizua për tentativat e tij diabolike për të kontrolluar median e shkruar e elektronike, si dhe për të vënë nën kontroll internetin e portalet dhe deri rrjetet sociale… duke e klasifikuar si një anëtar të denjë të klubit të drejtuesve autoritarë e të korruptuar të ballkanit…dhe mik të armiqëve të medias së lirë.

Shkatërrimtari i trashëgimisë kulturore dhe veprave të kulturës u kritikua ashpërsisht edhe për shëmbjen e TK në mes të natës si dhe për dhunën e pashëmbullt ndaj qytetarëve që sakrifikuan për mbrojtjen e tij.

Drejtuesi i pafe i Tiranës, i vetëshpallur polifetar, u godit ashpërsisht për veprimet e tij tinzare e të fshehta dhe sjelljet antieuropiane me rastin e ekstradimit të dyshimtë të disa qytetarëve të huaj por dhe rrjeshtimit të tij në politika të kundërta me ato të BE.

Të gjithë shqiptarët ndjehen keq por më të lehtësuar… Keq se vendi i tyre është nxirë jo për shkakun e tyre në sytë e Europës… por edhe më të lehtësuar se nxirrësi i Shqipërisë mori goditjen e merituar e fatale. /Syri.net/

Shënim: “Epitete” e mësipërme s’janë të autorit por të atyre që e shpërblyen për “meritat” e tij…

SHKARKO APP