Pedagogët letër ambasadave në Tiranë dhe thirrje Ramës: Mjaft na intimidove, trajto kërkesat tona me seriozitet

Pedagogët u janë drejtuar me një letër të hapur ambasadave kryesore të huaja në Tiranë, SHBA, Britani  dhe shteteve të BE-së, duke i informuar lidhur me protestën e tyre.

Letra është lexuar publikisht nga kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi në protestën e sotme në sheshin Nënë Tereza, para Universitetit Politeknik.

“Letër e hapur drejtuar Presidentit, Kryetares së Kuvendit, Kryeministrit, për dijeni Ambasadës Amerikane, Ambasadës së Britanisë dhe shteteve të BE në vendin tonë.

Prej më se dy javësh trupa akademike ka filluar protesta. Gjykojmë se mungesa e mbështetjes ka ndikuar në largimin e rinisë së vendit, është larguar një pjesë e stafit akademik. Boshatisja e auditorëve është çështje e njohur tashmë.

Qeveria është përpjekur t’i konsiderojë politike, me qëllim për ti lënë të pazgjidhura këto kërkesa. Çdo kërkesë e paraqitur ka si synim rritjen e cilësisë së arsimit, frenimin e largimit të rinisë.

Me anë të kësaj letre të hapur, synojmë t’iu informojmë duke kërkuar mbështetje për situatën aktuale. Rama të ndalojë intimidimin dhe të trajtoje me seriozitet kërkesat.

Të plotësohen kërkesat për të marrë fund bojkoti dhe të rinisë mësimdhënia”, tha Kovaçi.

SHKARKO APP