Peleshi: Bisedimet qeveritare mbi bashkepunimin me Gjermaninë

Placeholder Image

Zëvëndëskryeministri Peleshi priti sot në ambientet e Kryeministrisë delegacionin e Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë të kryesuar nga Z. Schattschneider, në kuadër të bisedimeve midis dy qeverive, për bashkëpunim dhe zhvillim.

Bisedime të këtij niveli zhvillohen cdo dy vjet dhe kanë në fokus bashkëpunimin tashmë të hershëm, mes dy vendeve në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Kontributi 25-vjecar i Gjermanisë për Shqipërinë ka arritur në 1 miliardë Euro duke u kthyer në partnerin tonë më të madh bilateral.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fjalës së tij, Zëvëndëskryeministri Peleshi vlerësoi rolin e qeverisë gjermane si një partner të qëndrueshëm dhe strategjik si në nivelin konomik ashtu edhe në atë politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai i konisderoi këto bisedime si një moment kyç për të cuar përpara dhe për të ritur dimensionin e këtij bashkepunimi gjatë dyvjecarit të ardhshëm.

Zëvendëskryeministri Peleshi u ndal edhe tek rëndësia që ka procesi i Berlinit, i iniciuar nga Kancelarja Merkel në zhvillimin e tregut të përbashkët energjitik, duke vënë theksin në projekte të rëndësishme të infrastrukturës rajonale si linja e interkonjeksionit me Maqedoninë, një investim me vlerë prej 64 milion Euro.

Rëndësi të vecantë pritet t’i jepet në këtë bashkëpunim edhe nxitjes së investimeve në sektorët stratgjik si zhvillimi ekonomik, turizmi, bujqësia, transporti dhe infrastruktura, e kombinuar me nxitjen e punësimit dhe trainimit profesional.

Projekt tjetër i rëndësishëm është edhe Landfill i Vlorës, i cili do të përmirësojë ndjeshëm trajtimin e mbetjeve në zonën bregdetare të jugut, duke rritur mundësinë e zgjerimit të potencialit turistik në këtë zonë.

Nga ana tjetër Z. Schattschneider  u shpreh se “Pas miratimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015 – 2010 javën e shkuar nga Qeveria Shqiptare, është kënaqësi për ne të mund të diskutojmë rreth riorientimit strategjik të përshtatshëm të bashkëpunimit gjermano-shqiptar. Ne kemi dëshirën të gjejmë rrugë, përmes të cilave të përshpejtojmë edhe më shumë përmbylljen e programeve tona të përbashkëta.

Nëse sot biem dakord për një udhërrëfyes, të cilin të gjithë pjemarrësit do ta çojnë përpara me angazhimin e tyre, atëherë që pas 6-8 javësh do të mund të vendosim rreth projektesh të tjera zhvillimore mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.“

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?