Peleshi ia merr këngës në pritje të Ramës (Video)
Në një kohë që të gjithë deputetët dhe socialistët janë në ethe se kush do të jenë emrat e rinj në qeverinë ‘Rama 2’, ish-zv.kryeminsitri Niko Peleshi, duket se nuk ka kohë për të humbur pasi gjatë verës ka filluar ‘punë sezonale’.
Pas Festës së Birrës në Korçë, Niko Peleshi është bashkuar me këngëtarin Devis Xherahu, dhe të dy sëbashku kanë filluar të bëjnë serenata ndërsa i biejnë dhe kitarës.
“Serenata jonë korçare, na mblodhi pas festës së birrës te pazari i Korëës. Bashkë me miqtë e mi të vjetër…Gëzuar” – ka shkruar Xherahu dhe ka bashkëngjitur aty videon.
Mbase për në qeveri Peleshi nuk ja thoshte dhe aq, por për të kënduar ama …
/syri.net