Peleshi jep lajmin e mirë: Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës

Pas ditëve të vështira dhe flakëve të zjarrit që ishin përhapur në masë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi jep lajmin e mirë, duke thënë se parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorë. Sipas tij, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje.

”Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje.

Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj”,-shkruan në facebook ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?