Peleshi: Në PS ata që besojnë te vlerat

Këtë fundjavë Zëvendëskryeministri Peleshi, ndau disa momente me të rinjtë që sapo i jane bashkuar Partisë Socialiste në qytetin e Korcës.

Rritja e numrit të anëtarëve dhe rifreskimi nëpërmjet të rinjve janë disa nga qëllimet e kësaj fushate, e cila ka nisur qysh prej shtatorit të kaluar dhe pritet të kulmoje me kongresin e datës 19 Mars.

Nje hap më tej është hedhur këtë prag kongresi, ku në përzgjedhjen e delegatëve pjësëmarrës, 30 % e tyre do të jene të rinj deri në moshën 25 vjec. Afrimi i tyre në forumet dhe vendimmarrjen e PS, është një input i jashtëzakonshëm edhe për projektet dhe punën e qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë Peleshi theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në formacione politike, si një menyrë e drejtpërdrejtë për ti dhënë zë ideve dhe projekteve të tyre. “Këto organizime janë mjete, për ta kthyer idene që ke në një vendim, në një vendim politik të bashkisë apo të qeverisë qëndrore, duke u kthyer në vendim, ideja jote materializohet, e behet shkas dhe premisë për një jetë më të mirë të komunitetit.” tha Peleshi

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu Peleshi ftoi të gjithë të rinjtë që besojnë se mund të jenë një vlerë e shtuar për komunitetin ti bashkohen Partisë Socialiste.

“Në qoftë se mendoni se vleni më tepër sesa vetja dhe keni deshirë dhe vullnet të kontribuoni për komunitetin Partia Socialiste është mjeti” shtoi Peleshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?