Peleshi: Nga sot elita e sportistëve shqiptarë përfitojnë pagën e kolonelit deri në daljen në pension

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në ceremoninë e gradimit të sportistëve elitarë me gradën kolonel, tha se sot është një ditë e veçantë pasi elita e sportit shqiptar i bashkohet Forcave të Armatosura.

Sot është një ditë e veçantë, ceremoni e pazakontë. Sot FA i bashkohet elita kombëtare e sportit shqiptar. Filloi si një angazhim i Ramës vitin e kaluar, u kthye në një ligj dhe sot ky ligj po zbatohet duke dhënë gradën e lartë kolonel 7 sportistëve tanë elitarë. Ka disa që fitojnë gradën, major, kolonel. Sot po kremtojnë gradën më të lartë, kolonel i FA. Ka një të përbashkët ndërmjet sportistëve elitarë, misionit të tyre dhe ushtarakëve të FA, kjo pikë është flamuri i Shqipërisë ka një zjarr të njëjtë në zemrat e ushtarakëve dhe sportistë, ky zjarr është dashuria për Shqipërinë. Kjo na bashkon sot këtu. Me flamurin e Shqipërisë kanë arritur rezultatet më të lart kudo në botë. I shtojmë pagën e kolonelit deri në ditën e daljes në pension. Të jesh ushtarak i lartë në FA është nderi më i madh që mund të të japë vendi yt dhe gjurma mëe fortë që lë. Nuk përfitojnë vetëm ushtarakët dhe sportistët, por gjithë FA”, tha Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?