Peleshi: Problematike situata në majën e Rrunës dhe në Kalimash, rrezik Llogaraja
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një raportim të fundit të situatës së zjarreve në vend, thotë se zjarri në majën e Rrunës në Kukës dhe ajo në Thirrë pranë tunelit të Kalimashit janë aktualisht dy vatrat problematike në vend
“Për momentin problematike vatër e zjarrit në majën e Rrunës në Kukës dhe më problematike është bërë në Thirrë, në tunelin e Kalimashit, në Munellë. Në Mirditë në luginën e Fanit është aktivizuar dhe është serioze, një helikopter po punon drejt Thirrës. Kemi vatra të tjera në veri, në Vermosh po janë në kontroll, në Durrës kemi vatra të menaxhueshme, në Cakran është drejt eliminimit. Në Karaburun vazhdojnë dy vatra, në Gjirin e Gramës është inaktive, vazhdon mbi Dukat dhe pranë parkut të Llogarasë. Ka qenë një natë e mundimshme mbrëmë se vetëm në 4-5 të mëngjesit është bërë i mundur largimi i zjarrit nga fshati. Të gjithë kanë punuar me heroizëm. Tani duken dy vatra prapa nesh”.
Po ashtu Peleshi nuk përjashton mundësinë e rrezikut të Parkut të Llogarasë për shkak edhe të favorizimit nga era. “Rrezikohet Parku i Llogarasë ndaj jemi këtu ditë natë se favorizohet nga era ndonjëherë edhe në mënyrë të frikshme”. Sipas tij helikopteri çek po punon për shuarjen e flakëve në Thirrë, ndërsa nga dy helikopterët e Holandës njëri qëndron në Rinas kurse tjetri është në terren. Po ashtu ministri i Mbrojtjes nuk ka pa përmendur edhe menaxhimi i situatës, ndërkohë që vlerësoi punën e forcave të zjarrfikëses dhe ushtrisë.