Peleshi reagon pas akuzave të Bashës: Sfida jonë nuk është përballja me baltën

 

Zv.kryeministri Niko Peleshi ka reaguar me një status në Facebook, pas akuzave të bëra sot nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha për kandidatin e mazhorancës për Korçën.

Peleshi shkruan në statusin e tij se  sfida e kandidateve të mazhorancës nuk eshte përballja me balten që hedh opozita, por puna e palodhur ne dobi te komuniteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Te vendosur për një fushatë qytetare, në 61 Bashkitë e Shqipërisë, në qytetet dhe fshatrat tona, që meritojnë një demokraci lokale funksionale, me të drejtën për të zgjedhur mbi bazën e ideve dhe programeve për zhvillim. Sfida e kandidateve të Aleancës sonë nuk eshte perballja me balten e opozites, por puna e palodhur ne dobi te komuniteteve. Nuk ka magji me te bukur se kjo. Nga sot, çdo ditë për ti dhënë shpejtësinë e duhur programit të Rilindjes Urbane", shkruan Peleshi. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha sot prezantoi kandidatin e PD-së për Korçën, Gjergji Mero nga ku lëshoi edhe akuza ndaj kandidatit të mazhorancës, Sotiraq Filo, të cilin e quajti hajdut votash.

"Ciraku Filo qyqari nuk mund te blejë votat tuaja, ju do t’i thoni ndal, jo, stop. Ne vijmë me birin e kësaj krahine me njeriun e dijes dhe kulturës, profesor Gjergji Mero. Ora e të vërtetës po vjen, Korca ka nevojë për qeverisje të re, ne dalim hapur para korcarëve, votoni për Meron, për zgjidhjen e halleve dhe problemeve tuaja, për njeriun e përkushtuar jo ndaj shefit e shefit të shefit, por për qytetarët, për ju”- u shpreh Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?