Peleshi reagon për zjarrin në Shpirag: Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë kombëtare

“50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha.
Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta.
Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër.
Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare”, shkruan Peleshi në një postim në Facebook.

SHKARKO APP