Peleshi: Reforma në drejtësi do të shkojë deri në fund. Regjistrimi i titujve të pronësisë 0 lekë

Zv. Kryeministri Niko Peleshi në fjalën e tij në seancën e Kuvendit e ka ndarë diskutimin e tij mes reformës në drejtësi dhe të ardhmes së bujqësisë, e cila sipas tij po gjen mbështetjen e plotë nga qeveria.

“Sot është koha të votojmë reformën. SotiI kemi shtruar themelet. Sot duhet pa fjalë e pa debat të hartojmë shpejt ligjet dhe t’i miratojmë ato. Mazhoranca po punon dhe ka shpallur gjitha vullnetin dhe gadishmërinë. Opozita nuk është e qartë nëse duhet ta votojë apo jo. Reforma në drejtësi do të shkojë deri në fund. Një gjë është e sigurtë na lehtësohet puna, do të bëjmë politikë dhe nuk do të bëjmë gjyqe e nuk do të shpallim akuza e të gjejmë fajtorë”, tha Peleshi.

Nga ana tjetër zv.kryeministri Niko Peleshi  tha se qeveria po jep mbështetje për fermerët duke nisur me titujt e pronësisë me 0 lekë dhe fondin e garancisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo që këtu u shtrembërua këtu për reformën në Bujqësi, ne jemi të vendosur t’i japim fund një padrejtësie të madhe që politika ka bërë gjithë këto vite ndaj tyre kur na jep 20% të GDP së vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot ne jemi shumë të kënaqur dhe të vendosur përtej baltës e tymit që hedh parafolësi, që të shkojmë e ta rrisim prodhimin në çdo parcelë. E filluam mbështetjen nga themeli. Regjistrimi i akteve të titujve pronësisë që ka lidhje dhe me reformën në drejtësi. Inkurajojmë fermerët të shkojnë në bashki dhe të regjistrojnë titujt e pronësisë. Ato nuk kushtojnë më qindra mijë lekë por o lekë.”- tha Peleshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?