Peleshi, thirrje qytetarëve/ “Kujdesi ndaj zjarreve duhet të jetë prioritet për të gjithë”

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga zjarret që po prekin vendin tonë me rritjen e temperaturave.

Përmes një shkrimi në rrjete sociale, Peleshi shprehet se mënyra më e mirë për të përballur këtë situatë është të jemi të përgatitur për të shmangur rreziqet për të mbrojtur veten, të tjerët dhe natyrën e vendit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri thekson se kujdesi ndaj zjarreve duhet të jetë prioritet për të gjithë qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i plotë:

“Situata emergjente e zjarreve është një sfidë e madhe për të gjithë ne dhe mënyra më e mirë për t’u përballur me të është të jemi të përgatitur për të shmangur rreziqet për të mbrojtur veten, të tjerët dhe natyrën e vendit tonë. Bashkëpunimi dhe kujdesi i çdo individi janë thelbësore për të reduktuar rreziqet dhe për të siguruar jetën tonë dhe të komunitetit.

Kujdesi ndaj zjarreve duhet të jetë prioritet për të gjithë ne. #Bashkë, për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve.

Telefononi menjëherë #128 Shërbimin e #Zjarrfikëses, në çdo kohë e për çdo rast emergjence”, shkruan ministri.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?