Peleshi-­Veliaj në Shkodër: Të vendosur për hapjen e dosjeve

Qeveria është e vendosur që t’i shkojë deri në fund nismës ligjore për hapjen e dosjeve të ish-­Sigurimit të Shtetit, si dhe kompensimit të të gjithë të përndjekurve politikë.

Ky vullnet është shprehur edhe një herë sot në 24-vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Hoxha, nga Zëvendëskryeministrit Niko Peleshi dhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë një bashkëbisedimi me të përndjekur politikë në qytetin e Shkodrës, ku bënë të ditur se javën e ardhëshme nis edhe shqyrtimi në komisionet parlamentare i projektligjit të paraqitur për këtë qëllim.

Në fjalën e tij ministri Veliaj vuri në dukje se nisma e propozuar na qeveria është hartuar sipas një modeli të provuar tashmë, siç është modeli gjerman, ndërsa vuri në dukje se ajo më së shumti synon që të ndihmojë të burgosurit politikë të rregjimit të shkuar që të mësojnë të vërtetën e tyre të hidhur pë rata që i persekutuan.

“Javën tjetër nis në parlament shqyrtimi I projektligjit për hapjen e dosjeve të rregjimit. Kemi ndjekur modelin më të mirë, atë gjerman. Kjo nuk është vetëm çështje paresh. Nuk duhet të ketë vetëm kompensim ekonomik për të përndjekur por edhe kompensim moral”, – tha ministri Erion Veliaj.

Më tej ai theksoi se drafti i qeverisë respekton Kushtetën dhe të ligjet e tjera sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut. Sa i përket dëmshpërblimit ai vuri në dukje se vullneti I qeverisë tashmë është provuar, pasi brenda një vit është bërë e mundur që të ndahen 4 këste.

“Më vjen mirë që përtej fjalëve ne kemi patur disa rezultate konkrete dhe fakti që pë rata që janë gjallë ka filluar kësti I katërt dhe brenda marsit fillon kësti I pestë do të thotë që qeveria kur do të bëj diçka e bënë atë. Nëse qeveria do kishte dashur që 8 vitet e kaluar ti jepte paratë skish asnjë arësye që të mbetej në një këst”, – tha Veliaj. Ndërkohë që zëvendëskryeministri Peleshi u shpreh se Shkodra mbetet qyteti që frymëzon çdo anikomunistë, ndërsa garantoi se qeveria është e angazhuar që ti zgjidh çështjet e të përndjekurve. “Kemi seriozitetin dhe vullnetin për ti zgjidhur njëherë e mirë këto çështje. Është koha të ndërtojmë një raport të ri me të shkuarën. Hapja e dosjeve është detyrim ndaj shoqërisë dhe sëbashku me dëmshpërblimin ekonomik ato do ti japin fund kalvarit të vuajtjeve të kësaj shtrese”, – tha Peleshi.

Ndërkohë që 1 mijë të përndjekur politikë të Shkodrës kanë ndërmarë nismn për të firmosur një peticion për hapjen e dosjeve.

SHKARKO APP