Peleshi: Vizita e Merkel, sinjal i fortë për bashkëpunim të mëtejshëm

 

Zëvendëskryeministri NIKO PELESHI është shprehur tejet entuziast pas pritjes që ai i rezervoi kancelares gjermane Angela Merkel. Në një postim në Facebook fill pas pritjes, ai shprehu emocionet që përcollen këtë takim dhe vuri theksin tek rëndësia e vecantë që ka vizita e kancelares si tregues i qartë progresit të marrëdhenieve mes dy vendeve.

“Një moment që do e mbaj mend gjatë ai i pritjes së Kancelares Merkel. Por mbi të gjitha një moment që konfirmon sesa progres kanë bërë marrëdhëniet mes Shqiperisë dhe Gjermanisë. Optimist se ky partneritet strategjik për të cilin kemi punuar kaq shumë do të thellohet më tej falë punës, dëshirës e vullnetit por gjithashtu edhe miqësisë mes vendeve tona.”

SHKARKO APP