Pemë në 61 bashki, Veliaj sqaron arsyen për fushatën me kosto të ulët: Fitojmë të pesta bashkitë e qarkut Tiranë
Kryetari i bashkisë dhe kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj ka shpjeguar arsyet që qëndrojnë pas zgjedhjes për një fushatë me kosto të ulët, që konsiston në mbjelljen e pemëve dhe jo të posterave e shpenzimeve të tjera të mëdha.
“Askush nuk mendonte që mandati i 2019 do na sillte kaq sfida. vendimi i PS-së për një fushatë me këmbë në tokë për të mbjellë pemë e jo sherr, është e udhëhequr nga parimi i modestisë. Do ketë billborde elektronike që do të informojnë qytetarët. Qasje atipike dhe fushatë lowcost, nuk është momenti për xixa e stadiume. Kemi ende njerëz që duhet t’i ndihmojmë për të përfunduar shtëpitë e tërmetit, kur mendoj kolpon që Europa mori nga kriza, nuk është koha. Kur mendoj sa strapacim ishte në 2015 për të hequr plehrat e lëna pas nga fushata, mendoj se kjo është një mënyrë e mirë. Nuk do ketë mitingje të mëdha në 2-3 javët e para. E nis turin që nesër në zonat rurale, do shkoj në shumë fshatra e sera, ndërkohë që e kisha më të lehtë të mbidhnim gjithë fshatin në një vend”, tha ai.
Veliaj shprehet i sigurt se e majta do të fitojë në të 5 bashkitë. Duke folur në News 24, Veliaj theksoi se sondazhet deri më tani tregojnë se mazhoranca ka të gjitha mundësitë që të arrijë një fitore të plotë në të pesta bashkitë e qarkut.
“Bashkia Kamzë ka qenë 30 vite e qeverisur nga e djathta. Sondazhet tregojnë që ne jemi përpara. Jo sepse krejt papritur aty ka një ndryshim tektonik të përkatësive politike, por për faktin se kryetari i Bashkisë ka punuar vërtet fort dhe Rakipi ka transformuar terrene dhe situata realitete aty të jashtëzakonshme. Të shohësh që një shkollë apo një kopsht në Kamzë fiton çmim ndërkombëtar për arkitekturë është e padëgjuar por sigurisht që ndihmon edhe nga fakti që aty ka 2-3 kandidatë, ndaj e shoh të mundur.
Nëse do ishin vetëm dy kandidatë mund të thosha që janë rrotë më rrotë. Sot sondazhet na tregojnë që Kamza është e mundur, na tregojnë që në Kavajë nekemi një epërsi të lehtë. S’po them që kemi epërsi si Tirana, por kemi epërsi të lehtë. Vora për mua ka qenë një surprizë. Vora ka qenë në fillim të viteve ’90 një bashki që anonte majtas. Erdhën komunitetet. Pati ndryshime demografike gjatë viteve 90 dhe nga 2000-2020, pra rreth 20 vite apo më pak ka qenë një bashki e djathtë. Fiqiri Ismaili e gjithë skuadra e tij ka qenë jashtëzakonisht të fortë.
Kemi fituar dy beteja në Kavajë, pra një betejë për bashkinë në 6 mars që ishin zgjedhjet e parakohshme dhe një tjetër betejë për zgjedhjet e përgjithshme në 2021. Shoh Vorën absolutisht të mundur. Rogozhinën gjithashtu. Pra kemi një epërsi të lehtë në Kavajë, e shoh të mundur Kamzën, nëse më pyet për ambicien, pa vanitet dhe delir është e mundur një 5-0 në Tiranë, siç e provoi 2021 ku ne i fituam si votë politike të 5 bashkitë. Shpresoj që do bëjmë një fitore bis”, theksoi Veliaj.