Pensionet suplementare për agjentët dhe Ligji për qeverisjen e drejtësisë miratohen sot në Kuvend

Një nga ligjet e paketës për drejtësinë pritet të miratohet seancën e së enjtes të Kuvendit. Projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”, është përfshirë në rendin e ditës në seancën e nesërme të Parlamentit.

Ligji u shty gjatë javës së shkuar me synim që të gjendej konsensus me opozitën, e cila u largua nga salla pas miratimit të ligjit për SPAK-un. Ligji organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash për t’u miratuar.

Gjatë debateve për këtë draft, Partia Demokratike ka kërcënuar se ashtu siç bëri me ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, edhe për këtë ligj ajo tha se do ti drejtohej Gjykatës Kushtetuese, për ti kërkuar rrëzimin e draftit të organizimit dhe funksionimit të qeverisjes së drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushtetuta e 22 Korrikut krijon mundësi gare të hapur për të gjithë avokatët dhe pedagogët e drejtësisë dhe Kuvendi i përzgjedh për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Por opozita konstaton se në ligjin organik janë krijuar mekanizma shtesë si filtër për përzgjedhjen e avokatëve dhe pedagogëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po sot, Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet në ligjin për  pensionet suplementare që parashikojnë përfshirjen e rreth 100 punonjësve civilë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në skemën e sigurimeve shoqërore suplementare.

Efekti në buxhet për këtë shtesë pritet të jetë rreth 33 milion lekë. Suplementi është llogaritur në masën 1% të pagës mesatare për çdo vit kontribut.

Kontributet që derdhen janë  në masën 5% të pagës referuese përbëjnë 3.400 lekë. Qëllimi i kësaj nisme është përfshirja e punonjësve civilë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në skemën e sigurimeve shoqërore suplementare.

Numri i personelit që përfiton nga sigurimet shoqërore suplementare është rreth 100.

Nisur nga kërkesat e ligjit nr.10142/2009, të ndryshuar, punonjësit e AISM-së do të futen ne skemën e sigurimeve shoqërore suplementare, për pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi në vitin 2030 (14 vjet për gra – 12 vite shërbim dhe pagesë kalimtare) dhe në vitin 2033 (17 vjet për burrat – 15 vite shërbim dhe pagesa kalimtare).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?