Pentagoni zyrtarisht pranon se “ka hasur në objekte të paidentifikuara” në qiellin amerikan (UFO)

Pentagoni (SHBA) zyrtarisht ka publikuar tri video të paklasifikuara të bëra nga pilotët e ushtrisë, e të cilat kanë qarkulluar për disa vite dhe lidheshin me “fenomene dhe objekte të paidentifikuara” (UFO)
Një video tregon një incident të vitit 2004, kurse dy të tjera janë regjistruar në janar të vitit 2015, sipas Sue Gough, një nga zëdhënëset e Departamentit të Mbrojtjes. Videot u bënë publike dje (e hënë) pasi që kishte pasur edhe rrjedhje të paautorizuar të tyre më 2007 dhe 2017, kurse ushtria më parë ka punuar për të verifikuar autencitetin e tyre.
“Pasi i kemi shqyrtuar mirë, Departamenti i Mbrojtjes ka vendosur që të autorizojë publikimin e këtyre videove të paklasifikuara që nuk paraqesin ndonjë rrezik apo material sensitiv dhe nuk imponon ndonjë hetim të mëvonshëm të inkursioneve ushtarake në hapësirë që lidhet me fenomene ajrore të paidentifikuara”, tha Gough.
Incidenti i 2004 kishte ndodhur 160 kilometra në Paqësor, sipas New York Times, të cilët e kishin raportuar për herë të parë këtë video më 2017.

Dy pilotë ushtarak që ishin në një mision stërvitor rutinë u dërguan për të hetuar objektet e pa identifikueshme, derisa ushtria po i përcillte ata disa javë rresht.

Pilotët e marinës zbuluan një objekt rreth 12 metra të gjatë, që rrinte 50 metra mbi ujë, por ajo u largua shumë shpejt pasi që pilotët i ishin afruar. “Ajo kishte një shpejtësi që nuk e kishim parë kurrë më parë”, tha njëri nga pilotët për Times.
Pilotët ishin larguar nga zona në një pikë tjetër për rreth 96 km më larg. Kur ata ishin diku 64 km larg, në radio ju tha se objekti ishte në pikën bazë, pasi kishte përshkruar me shpejtësi distancën ‘në më pak se një minutë’”, tha piloti për The Times.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy videot e tjera përfshinë dy xhirime të UFO-ve më 2015 të cilët fluturojnë me një shpejtësi të madhe në ajër. Njëri objekt duket sikurse garon në hapësirë dhe pas një kohë fillon të rrotullohet në mes.
“Ato të gjitha lëviznin kundër erës. Era frynte në perëndim për rreth 220 km/h. Shiko këtë gjë, shok!”, thotë një tjetër person. “Po rrotullohet!”.

Në videon tjetër të 2015, një objekt shihet duke lëvizur më një shpejtësi të madh në oqean, derisa piloti i mahnitur thotë, “Çfarë dreqin është kjo?”.
Pesë pilotët e marinës të cilët i kishin parë këtë objekte më 2015 i kishin thënë The Times më 2017 që ata kishin pasur disa seri ndërveprimesh me këto objekte të paidentifikuara gjatë misioneve të tyre trajnuese më 2014 dhe 2015 përgjatë Bregut Lindor nga Virginia në Florida. Kjo duhet të këtë bërë që marina të marrë masa se si pilotët duhet që të raportojnë këto përvoja me “objekte të pa identifikueshme, të cilat janë studiuar me një program të Pentagonit nga 2007 deri më 2012.

Zëdhënësja e Pentagonit, Gough tha që departamenti zyrtarisht do t’i publikojë videot ku mund të adresohen pyetje për “vërtetësinë e tyre”.
“DOD i ka publikuar videot në mënyrë që të qartësoj çdo keqkuptim në publik në atë se a janë apo jo këto xhirime që kanë qarkulluar të vërteta, apo nëse ka më shumë video si këto”, tha Gough. “Objektet ajrore që ne i kemi vëzhguar në video i kemi cilësuar si të ‘paidentifikuara’”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?