”Për 3 minuta do të telefonosh burrin”, Rama i ofron raki zyrtares japoneze: Mos pi shumë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni në vizitën e parë zyrtare, dhe ka publikuar një video në Instagram, teksa u ofron raki zyrtarëve japonezë me të cilët nuk i ka kursyer batutat.

Pas takimit me homologun e tij japonez, ku u diskutua në lidhje me marrëdhëniet midis dy shteteve dhe rritje e komunikimit dhe strategjive, kryeministri Rama u ka ofruar raki të ftuarve, duke u treguar me batuta edhe efektet që pija shkakton.

“Në fillim duhet të heqësh maskën. Nuk mund ta provosh me maskë. Kjo sepse nuk kemi gjetur ende një mënyrë për të pirë me maskë. Si fillim nuk ke nevojë të pish shumë. Po të hedh pak. Provoje. E shikon. Është 46% alkool. Do dhe pak? Po ta mbush prap, dhe merre gotën me vete. Prisni pak dhe për tre minuta do telefononi bashkëshortin”, i thotë Rama zyrtares japoneze.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?