“Për cilat forca të errëta e kanë fjalën shoqet e PS?”
Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka reaguar për letrën që deputetet e PS i kanë dërguar parlamentit Holandez. Në letër, gratë e PS thonë se Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat, pasi rrezikohet nga forcat e errëta në Tiranë.
Në një publikim në Facebook, Strazimiri shpjego se çfarë nënkuptojnë me forca të errëta deputetet dhe minsitret e PS.
Postimi i Strazimirit në Facebook
Se mos keqkuptoheni me moskeqkuptime: Kur këto “shoqet” thonë “Forcat e errëta që punojnë kundër Shqipërisë”, nuk e kanë * për “forcat” që vazhdojnë të kandidojnë tutorë prostitutash, vrasës e narko-trafikantë si deputetë dhe kryebashkiakë;
* as për “forcat” që kanabizuan dhe kokainizuan vendin, përmes Ministrave të Brendshëm të kapur në flagrancë me narko-trafikantët;
* as për “forcat” që shqiptarët i kthyen në azil-kërkuesit më të shumtë në Evropë;
* as për vetë kolegët e tyre narko-tutore që në vetvete janë forcë…
JO! E kanë ekzaktësisht për të njëjtat forca dhe individë, që Ramiz Alia i quante po ashtu “forca të errëta” në 1991! Evropa është zonjë jo shoqe. Europa nuk është delenxhillik.
Gratë e PS, letër parlamentit holandez: Forca të errëta kundër Shqipërisë në Tiranë