Për çmimin e naftës dhe atë që ka Benz luksoz e kurrë nuk pagoi vetë një litër

 

Nga Erjon Braçe

Për çmimin e naftës dhe atë që e ka makinën me benzinë e kurrë nuk pagoi vetë një litër, Sali Berishën! Shumica këtu, e di qendrimin tim për çmimin e naftës dhe

benzinës.Nuk ndryshoj asgjë në çfarë kam thënë. Por, po lexoj çka thënë Sali Berisha, veçanërisht për çmimin e naftës.

Vdiq ta çojë përsëri 2000 lekë të vjetra për litër, aty ku e la në fakt. Berisha realisht nuk e di sa është çmimi i naftës; Ai ka një super Benz, nga ata të fundit fare, por me benzinë. Thotë­të blerë ngapartia dhe asnjëherë, po tamam asnjëherë, nuk ka shkuar vetë në një pompë nafte për të paguar qoftë edhe një litër të vetëm nafte.

Ai nuk paguan kurrë vetë për ndonjë mall (nëse dikush e mban mend të ketë paguar ai, le të ma thote). Por për të thënë të vërtetën; Çmimi i naftës dhe benzinës sot në pompat e naftes është: nafta: 184­187 lekë ,benzina: 186­189 lekë. Tani t’u tregoj se me çfarë vlere ka dalë nafta dhe benzina dje nga porti i Durrësit;

nafta: vlerë doganore 55.73 lekë litri, detyrime fiskale 91.54 lekë litri

Totali: 147.27 lekë litri.

Diferenca mes çmimit në pompë dhe vlerës me taksat te tatimet:

36­40 lekë litri!

benzina: vlerë doganore 57.63 lekë litri, detyrime fiskale 90.13 lekë litri

Totali: 147.76 lekë litri.

Diferenca mes çmimit në pompë dhe vlerës me taksat e tatimet:

38­41 lekë litri.

E kam pranuar se; Llogaritja e Taksës së Qarkullimit në çmimin e çdo litri nafte apo benzine, ka ndikimin e vetë në çmimin e tyre. Por shihini numrat;

Diferenca mes çmimit në pompë e vlerës së naftës e benzinës pas taksave e tatimeve është e madhe; Nga 19.5 deri në 21.3%

SHKARKO APP