Për festat Kombëtare të Nëntorit, Edi Rama ka dy dhurata për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se për festat Kombëtare të Nëntorit, do të ketë dy ngjarje të rëndësishme për shqiptarët dhe kjo përkthehet si dhuratë e dyfishtë për ta.

Përmes një postimi në facebook, Rama thotë se më 28 nëntor do të hapet kantieri për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Kurse më 29 nëntor, kryeministri Edi Rama thotë se do të hapet për qarkullimin e mjeteve ”Rruga e Arbërit”.

Projekti i aeroportit të Vlorës është shtyrë disa herë dhe për këtë qeveria ka thënë se ka ndodhur si pasojë e krizave të shkaktuara nga tërmeti dhe pandemia.

”Nuk kompleksohem fare nga çfarë thoni ju. Por faktet flasin dhe më 29 nëntor hapet rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit, me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit, për shkak të përbërjes gjeologjike të tunelit, që ka krijuar vonesa të mirë dokumentuara, gjithë pjesa tjetër është gati. Ja çfarë bën këtu partneriteti publik-privat”,-tha sot në Kuvend kryeministri Edi Rama.

SHKARKO APP