“Për fillime të reja, paqe dhe shëndet”, Ambasada e SHBA dhe BE përcjellin urimet për Pashkët
Urimet për festën e Pashkëve kanë përcjellë edhe përfaqësitë e huja diplomatike të akredituara në vendin tonë.
Ambasada e SHBA-së në një postim në facebook, një urim të veçantë ndau për stafin mjekësor në vijën e parë me Covid.
“Gëzuar Pashkët nga të gjithë ne në Ambasadën Amerikane! Urojmë një ditë të bekuar për të gjithë, sidomos për doktorët, infermierët dhe të gjithë ata që këtë ditë të shenjtë po e kalojnë në vijën e parë duke luftuar COVID-19! Çdo ditë por sidomos sot, le të festojmë të gjithë shpresën dhe të shohim drejt fillimeve të reja!”
Edhe delegacioni i Bashkimit Evropian i uron Gëzuar Pashkën të gjithë atyre që festojnë sot.
“Urojmë që kjo Pashkë të sjellë paqe, shëndet dhe shumë optimizëm për ditet më të mira që po vijnë”.