Për herë të parë Mallakastra voton djathtas. Islami: Goditja e duhur

 

E djathta ka fituar për herë të parë në historinë e saj në Mallakastër.

Kastriot Islami, që është edhe vetë me origjinë nga Mallakastra, ia ka atriubuar një pjesë të meritave për këtë sukses vetes, duke thënë se qenë një pjesë e ish-votuesve të tij ata që e ndëshkuan me votë të majtën.

“MALLAKASTER: GODITJA E DUHUR ndaj se KEQES nga VOTUESIT E ZHGENJYER…”, – e titullonte Islami këtë ngjarje.

Deputeti i PD-së vijonte më tej duke shkruar: “Te dashur miq, ne Bashkine Mallakaster ku perfshihen 8 njesi vendore: ish Bashkia Ballsh, Komuna Qender-Dukas, Komuna Ngracan, Komuna Selite, Komuna Hekal, Komuna Greshice, Komuna Fratar dhe Komuna Kute, ka fituar e DJATHTA per here te pare ne historine e Mallakastres: AGRON KAPLLANAJ i Aleances se Djathte, APPD me 7711 vota ose 53.8 perqind…perballe ShyqyrI Kapllanaj i Aleances se Majte, ASE me 6635 vota ose 46.3 perqind…”.

Islami e përfundonte komentin e tij duke shkruar “Pergezoj fituesin por mbi te gjitha socialistet qe i kane dhene nje leksion te merituar kesaj Aleance qe eshte tallur me qytetaret, te majte e te djathte…Ndjehem mire qe shume nga votuesit e mi te dikurshem kane treguar pjekurine e duhur per te dhene goditjen e duhur…”.

SHKARKO APP