Për herë të parë, Mediu zbulon emrin që opozita do si Presidentin e ri të vendit
Për herë të parë pas shumë javëve me diskutime të gjata, akuza dhe tryeza takimesh mes opozitës dhe maxhorancës, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, sot ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita për Presidentin e ri.
I ftuar në ”Top Talk”, Mediu tha se ka diskutuar me kreun e PAA, Agron Duka dhe një aternativë është edhe Dashamir Shehi. Mediu shtoi se ai është një alternativë si personi i duhur për të ardhur në krye të shtetit.
“Racionalja do kërkonte një kandidat të përbashkët. Ne si opozitë duhet të jemi të afruar për të krijuar mes veten marrëdhënie konsensuale pastaj ta ndërtojmë me palën tjetër. Ne kemi filluar të diskutojmë edhe për emrat. Unë kam diskutuar dhe me Agron Dukën dhe kemi propozuar emrin e mikut tonë Dashamir Shehi. Ka një histori politike, por thamë edhe një herë që duhet konsensus i përbashkët”.
Sot mes kreut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kreut të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajt është rënë dakord që deri në raundin e tretë propozimet për emrin e ri të presidentit t’i sjellë opozita.