Për herë të parë në Shqipëri – Asambleja Parlamentare e NATO-s

Pas anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën Atlantike para 7 vitesh mblidhet për herë të parë në Tiranë Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku marrin pjesë 260 delegatë nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.

Në Tiranë po zhvillon punimet (28.05 – 30.05) Asambleja Parlamentare e NATO-s , sesioni i pranverës. Burime zyrtare nga Zyra e shtypit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Bruksel. pohojnë për DW se agjenda e këtij sesioni është përqendruar në rruget dhe menyrat sesi Aleanca Euro-Atlantike do të përballojë sfida të tilla si Rusia, kërcënimet terroriste, konflikti në vijim në Irak dhe Siri, emigracioni dhe perhapja e raketave dhe e armeve te shkatërrimit në masë.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATOS, kongresmeni Amerikan Michael R. Turner, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e delegacionit të Shqipërisë në NATO, Pandeli Majko, vuri ne dukje ndryshimin e mjedisit gjeo-politik ku vepron NATO për shkak të Rusisë. “Jemi në një mjedis të ndryshëm ngaqë Rusia e ka deklaruar NATO-n kundershtare. Prandaj NATO-s i duhet të rimbrohet” – theksoi ai. Në kete kontekst Turner vuri në dukje se qe te dyja rrugët: dialogu me Rusinë dhe masat parandaluese – duhet të ecin krah për krah.” Asnjë pjesë e dialogut nuk mund të zvogëlojë nevojën për mbrojtje kolektive dhe masa parandaluese, përfshirë edhe parandalimin bërthamor.” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dialog dhe masa parandaluese krah për krah

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga Tirana Turner u bëri apel 28 vendeve anëtare të Aleancës të sigurojnë aleatë afër kufijve të Rusisë me Evropën Lindore dhe shtetet balltike, gjë që mund të realizohet “duke rritur praninë e NATO-s në rajon dhe siguruar që përforcimet mund të lëvizin me shpejtësi nëse është e nevojshme” tha ai. Turner e vlerësoi Shqipërine” një vend anëtar, nje aleat të sigurtë dhe të besueshëm të NATO-s. “Mbështetja dhe advokimi i Shqipërisë per zgjerimin e NATO-s me vendet e rajonit eshte shume e rëndësishme” tha ai.

Dyert e NATOs mbeten të hapura- shembulli i Malit të Zi model për rajonin

Kryetari delegacionit të Shqipërisë në NATO, deputeti socialist, Pandeli Majko, mirëpriti vendimin e NATO-s për të ftuar vendin fqinj, Malin e Zi për t’ u bërë vendi i 29-të, anëtar i Aleancës Euro-Atlantike.

“Ky është absolutisht një lajm i mirë që do të forcojë stabilitetin në rajon dhe do të jetë një shembull për vendet e tjera si Maqedonia , Bosnjë- Herzegovina, pse jo edhe Kosova dhe Serbia, në një të ardhme jo të largët” theksoi ai.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Turner tha se “Zgjerimi i NATO-s me vende nga rajoni i Ballkanit ështe në rradhe të parë siguri dhe mbrojtje kolektive për Ballkanin.Mali i Zi mund të jetë një shembull për vende të tjera në rajon që aspirojnë anëtarësimin në NATO” vuti ne dukje Pandeli Majko. Ndersa Turner inkurajoi ne konferencen per shtyp qe “ çdo vend anëtar të NATO-s të përshpejtojë ratifikimin e anëtarësimit të Malit të Zi”.

NATO – mirëpret angazhimin e Shqipërisë kundër kërcënimeve terroriste.

President i Asamblesë Parlamentare te NATO-s, Michael Turner theksoi në Tiranë se ngjarjet në Evropë tregojnë që terrorizmi “është një kërcënim ndërkombëtar”. Ai e vlerësoi Shqipërinë “shumë mbështetëse në përballjen e Aleancës me sfidën e luftës kundër terrorizmit”.

Në këtë kuadër, lidhur me ngritjen dhe funksionimin në Tiranë të Qëndrës Rajonale kundër Terrorizmit dhe fenomenit të luftëtarëve të huaj, e pyetur nga DW, Eva Svobodova, këshilltare e Kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s , gjeneralit Petr Pavel, deklaroi se: “NATO mirëpret përpjekjet nga aleatët për të luftuar kërcënimet terroriste. Luftëtarët e huaj janë një shqetësim serioz. Aleatët janë duke punuar për t’u përballur me këto kërcënime duke përfshirë rritjen e shkëmbimit të informacionit” .

Në përfundim të punimeve të saj Asambleja Parlamentare e NATO-s pritet të dalë me një projektdeklaratë për agjendën e samit të NATO-s që do të mbahet në Varshavë, nga 7- 8 korrik 2016.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?