Përballja me dyer të mbyllura mes Metës dhe Ramës në Kushtetuese, Bledar Dervishaj rrëzon pretendimet e mazhorancës: Uzurpimi i kompetencave nuk qëndron

Në Gjykatën Kushtetuese, po zhvillohet seanca në lidhje me mosmarrëveshjen e krijuar mes institucionit të Presidentit dhe Kryeministrit, në lidhje me mosdekretimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj.

Në një seancë me dyer të mbyllura, në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet beteja ligjore në lidhje me mosmarrëveshjen e krijuar mes institucionit të Presidentit dhe Kryeministrit, në lidhje me mosdekretimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj

Në argumentet e paraqitura përballë trupës gjykuese, përfaqësuesi ligjor i Presidentit Bledar Dervishaj, deklaroi se pretendimi për uzurpim të kompetencave të kryeministrit nuk ekziston.

“Pretendimi për uzurpim kompetencash i kryeministrit, nuk qëndron. Presidenti  as nuk ku ka dhe as ka patur mosmarrëveshje institucionale me kryeministrin”, deklaroi Bledar Dervishaj.

Në Gjykatë nuk janë paraqitur as kryeministri Rama, as presidenti Ilir Meta, pasi siç bëhet me dije, Meta ndodhet në Slloveni në takim me homologët e Ballkanit perëndimor, ndërsa kryeministri Edi Rama do të jetë sot i pranishëm në një takim të liderve të Ballkanit perëndimor në Bruksel.

Presidenti përfaqësohet me këshilltarin ligjor Bledar Dervishaj, ndërsa Kryeministri Rama përfaqësohet nga zv.sekretarja e përgjithshme e qeverisë Edlira Kokona.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin e ministrit Cakaj në janar të vitit 2019  duke e lidhur këtë veprim me çështje të sigurisë kombëtare, por pa dhënë shumë detaje për publikun. Ky veprim u cilësua si një shkelje e Kushtetutës nga ana e mazhorancës socialiste dhe si një ndërhyrje në punët e ekzekutivit nga kreu i shtetit.

SHKARKO APP